Ylli i serialit “Hannah Montana” i urren faqet e internetit të cilat vazhdimisht kritikojnë dukjen, sjelljet, lidhjet... e të famshmëve.

“Mendoj se ato po shkruajnë shumë keq për të famshmit dhe njëkohësisht lënë u japin kulturë të gabuar të rinjve të cilët i lexojnë këto faqe. Unë e konsideroj veten normale, ndërsa faqet paraqesin fotografi të mia duke u munduar të më paraqesin në mënyrën sa më të keqe, të trashë, ose kur dukem keq. Mendoj se janë të gjitha gjepura”, ka thënë Miley.