LAJMI I FUNDIT:

Cube nxjerr në shitje tabletin më të lirë U3

Cube nxjerr në shitje tabletin më të lirë U3

Kush dëshiron të ketë një tablet por nuk ka paratë për të marrë një të tillë, le t’i hedhë një sy këtij modeli të Cube U3, i cili vjen me çmim shumë të lirë.

Bëhet fjalë për një pajisje me sistem operimi Google Android 2.2 Froyo, me ekran 4.3 inch-me prekje me rezolucion 480 x 272. Procesor 660 MHz RK2818, 128 MB/RAM, memorje të integruar 4 GB me mundësi rritje përmes kartës mikro SD, G-sensor, modem 3G dhe WiFi.

Tableti Cube U3, i cili ka dalë në shitje në tregun kinez, kushton 46 $. /Telegrafi/