Futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo thuhet se i ka propozuar të dashurës së tij, Georgina Rodriguez.

Gazeta më e shitur e Portugalisë, 'Correio da Manha', ka pohuar se bukuroshja spanjolle ka pranuar dhe ka filluar të provojë veshjet e dasmës. Çifti jetojnë si burrë e grua në në Itali, dhe kanë një vajzë njëvjeçare, Alana Martina, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.


Georgina, e cila ka mbështetur lojtarin e Juventusit në mesin e pretendimeve se ka përdhunuar një grua amerikane në Las Vegas në vitin 2009, po ndihmon atë në rritjen e tre fëmijëve të tjerë të tij.

cristiano e1542296322754

Çifti u fotografua gjatë një darke romantike kohëve të fundit në Londër, ndërsa Goergina ndante me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi, ku tregonte stolitë e saj të mahnitshme të markës 'Prada'.

'Correio da Manha', duke iu referuar Georginës me pseudonimin e saj Gio, citoi përmes një burimi të brendshëm i cili është shprehur duke thënë: "Cristiano ka kërkuar tashmë që Gio që të martohet me të".

cr1

"Dasma do të mbahet së shpejti, por pak njerëz i dinë detajet. Gjithçka që është bërë e ditur tashmë është fakti se Gio ka provuar disa veshje të dasmës", thotë më tej burimi.

Georgina u takua me Cristianon në qershor të vitit 2016 në një dyqan 'Gucci' në qendër të Madridit.

cr2 e1542296564341

MailOnline ka kontaktuar me përfaqësuesit e futbollistit për të marrë një koment, por ata nuk kanë pranuar të prononcohen lidhur me këtë çështje.

Cristiano, 33 vjeç, është duke u përballur me disa akuza për përdhunime seksuale, të cilat ai i ka përshkruar si "lajme të rreme" dhe një "krim të neveritshëm". /Telegrafi/

cr3