Yjet kryesore të Manchester Unitedit kanë vendosur të mos e ndjekin në rrjetet sociale Mason Greenwood, pas arrestimit të tij lidhur me akuzat për përdhunim dhe sulm fizik.
Sportsmail raporton se nëntë pjesëtarë të ekipit të parë janë distancuar nga bashkëlojtari i tyre.
Në mesin e yjeve kryesore janë David de Gea, Cristiano Ronaldo e Paul Pogba, të cilët nuk e ndjellin anglezin në Instagram, ndërkohë që i ndjekin lojtarët tjerë.
Marcus Rashford, Edinson Cavani, Fred dhe Jesse Lingard, janë në mesin e atyre që nuk e ndjekin 20-vjeçarin, i cili është në qendër të akuzave se e ka sulmuar një 18 vjeçare.
Lista e nëntë futbollistëve që sot (e hënë) nuk e ndjekin Mason Greenwoodin në rrjetet sociale
David de Gea
Cristiano Ronaldo
Phil Jones
Alex Telles
Paul Pogba
Jesse Lingard
Fred
Marcus Rashford
Edinson Cavani
Ndërkohë, kapiteni Harry Maguire dhe Bruno Fernandes janë në mesin e 18 futbollistëve të tjerë që e kanë ruajtur mbështetjen për futbollistin e ri në këtë platformë të mediave sociale.
https://twitter.com/Adiedo_lentitus/status/1487731615220523010
Greenwood u arrestua dhe u mor në pyetje nga autoritetet dhe është duke qëndruar në paraburgim, pas imazheve tronditëse që u shpërndanë në rrjetet sociale nga e dashura e tij, Harriet Robson, e cila e akuzonte për përdhunim dhe sulm fizik.
Edhe Manchester Unitedi e ka pezulluar futbollistin “deri në një njoftim të radhës”.
Lista e futbollistëve të Manchester Unitedit që vazhdojnë ta ndjekin Mason Greenwoodin:
Tom Heaton
Dean Henderson
Victor Lindelof
Eric Bailly
Harry Maguire
Raphael Varanne
Diogo Dalot
Luke Shaw
Aaron Wan-Bissaka
Juan Mata
Donny Van de Beek
Andrea Pereira
Bruno Fernandes
James Garner
Scott McTominay
Jadon Sancho
Anthony Elanga
Shola Shoretire
/Telegrafi/