29-vjeçari Cole më herët ishte informuar se Liverpooli dëshironte ta shesë atë këtë sezon dhe është lidhur me disa klube, përfshirë Hamburg, Tottenham dhe një rikthim në formë huazimi te West Ham.

Ish-lojtari i kombëtares angleze madje ishte i gatshëm të pranojë ulje të agës së tij 90 mijë funtëshe në javë për të ringjallur karrierën e tij pasi bëri vetëm tetë starte në Ligën Premier sezonin e kaluar, pas transferimit mjaft të zëshëm nga Chelsea.


Tash mesfushori raportohet se ka biseduar me Kenny Dalglish rreth të ardhmes së tij, para se ekipi të udhëtojë në turneun para-sezonal në Lindjen e Largët, dhe ka vendosur të mbetet te Redsat dhe të luftojë për vend në ekipin e parë. /Telegrafi/