Cocu: Milani test vendimtar për PSV-në

“Ne do të luftojmë me të gjitha fuqitë tona. Por Milani do të jetë një test lakmues për ne. Ne duam të luajmë kundër klubeve të mëdha, dhe kjo ndeshje është një mundësi e madhe për ne”.
“Kam parë shumë ndeshje të tyre dhe e di se ata kanë shumë kualitete. Nuk do të jetë e lehtë për ne të përballemi me ta. Ne duhet të reduktojmë sasinë e gabimeve që bëjmë”, ka thënë Cocu. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































