LAJMI I FUNDIT:

Çmimi i naftës rritet, pavarësisht shtesës saudite

Çmimi i naftës rritet, pavarësisht shtesës saudite

Çmimet e naftës vazhdojnë të shënojnë rritje, pavarësisht bisedimeve urgjente që u organizuan mes fuqive më të mëdha prodhuese të naftës në botë dhe vendeve që konsumojnë më shumë naftë.

Çmimi i fuçisë së naftës ka shkuar në 137 dollarë. Rritja verifikohet pavarësisht premtimit të Arabisë Saudite për të rritur sasinë e prodhimit ditor të naftës me 200 mijë fuçi shtesë, duke filluar nga muaji korrik.

Çmimet rekord të naftës kanë rritur edhe çmimet e lëndëve të tjera djegëse, gjë që ka goditur edhe standardin e jetesës së njerëzve në të gjithë botën. Sipas specialistëve të energjisë, takimi i fundjavës nuk solli ndonjë rezultat në uljen e çmimit që pritet të rritet edhe më.

Ndërkohë, peshkatarët dhe shoferët e kamionëve në të gjithë Evropën, por edhe në Azi, kanë nisur protestat kundër kësaj rritjeje marramendëse që i ka futur bizneset e vogla e të mesme në një krizë shumë të madhe.


Që nga fillimi i vitit çmimet janë rritur me 40%. Pikërisht kjo situatë ekstreme bëri që Arabia Saudite, eksportuesja më e madhe e naftës në botë, të organizojë një takim urgjent fundjavën e kaluar, në lidhje me masat që duhet të merren. /Gazeta Shqip/