LAJMI I FUNDIT:

Çmimi i miellit dhe grurit bie, buka nuk lirohet

Çmimi i miellit dhe grurit bie, buka nuk lirohet

Çmimet e grurit dhe miellit pritet të kenë një rënie të ndjeshme gjatë kësaj vere, shkruan të shtunën e përditshmja "Koha Ditore", duke cituar kryetarin e Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, Muhamet Ferizin.

Por kjo ulje e çmimeve të grurit dhe miellit në tregun ndërkombëtar dhe në Kosovë, nuk kanë ndikuar fare që furrtarët e bukës ti lirojnë çmimet e produkteve të tyre.

Ende një bukë në furrat e Prishtinës shitet nga 35 deri në 40 cent.

Sipas Ferizit që citohet nga kjo e përditshme, çmimi aktual I një kilogrami miell në treg është 0.43 euro, ndërsa muajve në vijim pritet edhe një rënje e mëtejshme.


Kjo rënie shpjegohet me rritjen e prodhimit botërorë të kësaj lënde dhe rënia e çmimeve edhe në bursat ndërkombëtare.

Sipas Ferizit I cili citohet në “Koha Ditore”, rëniet e çmimeve në Kosovë vinë më ngadalë se në vendet e tjera ndërsa në vendet tjera ato kanë filluar që në muajin mars. /Telegrafi/