LAJMI I FUNDIT:

Çmimet e larta, ekspertët kërkojnë politika më të mira fiskale që të bie inflacioni

Çmimet e larta, ekspertët kërkojnë politika më të mira fiskale që të bie inflacioni

Inflacioni gjatë vitit 2023 ka shënuar rënie, mirëpo çmimet nuk janë kthyer siç kanë qenë para kohës së pandemisë. Me një pagë minimale qytetari nuk mund ta mbush shportën e konsumit as për një gjysmë muaji.

Kështu vlerësojnë njohës te ekonomisë, të cilët kërkojnë nga qeveria që gjatë këtij viti të krijojë politika më favorizuese për bizneset të cilat ndikojnë tek rritja apo ulja e çmimeve. çmimet e konsumit shkuan në 2.9 për qind vjetore dhe -0.1 për qind mujore.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) çmimet janë rritur dhe është ‘rënduar’ për 2.9 për qind më shumë shporta e qytetarit gjatë muajit nëntor 2023, krahasuar me muajin nëntor 2022.


Ndërsa, njohësi i ekonomisë, Besnik Avdija thotë  se pavarësisht se vitin që lamë pas kishte rënie të inflacionit, çmimet nuk janë kthyer në nivelet e para të pandemisë dhe krizës së luftës në Ukrainë.

“Ashtu edhe siç është pritur nga viti 2022, kemi parë një lehtësim deri diku të çmimeve dhe inflacionit, pavarësisht se kanë arritur në shifra rekorde vitin e kaluar, në vitin 2023 kanë parë një lloj stabilizimi, kjo gjë ka sjellë deri tek krijimi i një lloj qëndrueshmërie dhe financiare në vendin tonë. Megjithatë çmimet nuk janë ulur dhe nuk janë kthyer në nivelet e para pandemisë dhe para krizës së luftës në Ukrainë. Tashmë kësaj po i kontribuon deri diku edhe kriza në Lindjen e Mesme, ndërmjet Izraelit dhe Hamasit që kemi parë qysh në fillim të kësaj krize ne një rritje të lehtë të çmimeve në tregun ndërkombëtar të naftës. Mirëpo, në përgjithësi në këtë aspekt është stabilizuar deri diku, këto kanë qenë edhe pritshmëri dhe projeksione nga institucionet kryesore ndërkombëtare siç është FMN-ja dhe Banka Botërore”, thekson ai.

Se inflacioni ka shënuar rënie e thotë edhe njohësi tjetër i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, teksa shton se me një pagë minimale qytetari nuk mund ta mbush shportën e konsumit as për një gjysmë muaji.

“Nëse marrim parasysh krahasimin mes vitit 2022 me vitin 2023, ka një trend të uljes të inflacionit, për faktin që kemi pas edhe rënie të inflacionit këtë vit, jo shumë për t’u dëshiruar, por sidoqoftë ka pas një rënie. Por, ka nevojë më shumë, sepse në bazë të asaj që po shihet , fuqia blerëse e parasë dhe portofolit të qytetarit ka rënë dhe për fat jo të mirë kjo valutë monetare që është euro ka qenë e ngarkuar dhe e rëndësishme edhe për vitin 2023, për faktin që edhe paga minimale në ato pritjet që kanë pas qytetarët. Me pagë minimale qytetari nuk mund ta mbush shportën e konsumit as për gjysmë muaji. Por, uroj qe viti 2024 të ketë qeveria politika favorizuese për bizneset në doganë që të ulen çmimet të cilat do të jenë një lloj trendi të uljes për të gjithë produktet tjera të konsumit, sepse efekti dominues në ekonomi është shumë aktual… përndryshe me këso lloj vendime arbitrare siç i ka bërë Ministria e Tregtisë, me vendime administrative nuk i bëjnë mirë ekonomisë, përveçse e dëmtojnë edhe më shumë”, thotë Kadriaj.

Edhe njohësi për çështje të ekonomisë, Nagip Skenderi thotë se qeveria duhet të krijojë politika fiskale duke ua hequr barrën doganore bizneseve.

“Nga njëra anë kemi rënie të inflacionit krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar dhe kemi pas një inflacion po ashtu dyshifror, mirëpo nga ana tjetër çmimet nuk kanë rënë në produktet baze që janë ngritur më herët… Për vitin 2024 do duhej që qeveria përmes subvencioneve të merr masa adekuate që edhe përmes politikave fiskale, monetare dhe instrumenteve të tjera në aspektin ekonomik t’i stimulojë bizneset, t’ua lehtësojë zinxhirin e furnizimit nga jashtë duke ua hequr barrën doganore dhe në këtë kontekst ta ndihmojë edhe sektorin privat, por përmes kësaj ta ndihmojë popullatën”, thotë Skenderi.

Kujtojmë se, sipas raportit të fundit të ASK-së rritja kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: pemët 19,4%, perimet 16,1%, mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake 10,8 %, sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat 7,7%, prodhimet ushqimore 7,0%, veshjet dhe këpucë 6,0%, pijet alkoolike, duhani 5,9%, rekreacionet dhe kultura 5,3%.

Po ashtu energjia elektrike, gazi dhe lëndët djegëse të tjera u rriten 4,8%, buka dhe drithërat 3,5%, mallrat dhe shërbimet e ndryshme 2,7% dhe mishi (1,2%), dhe me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 3,1 për qind në IHÇK-it./kp/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Kalo në kategori