“Në shërbim të qytetarëve të Kosovës”; “Për të mirën e qytetarëve të Kosovës”… Këto dy fjali dhe shumë të tjera të këtij lloji të përdorura për çdo ditë nga politikanët vendorë ka kohë që e kanë humbur krejtësisht kuptimin e tyre.
Ato tashmë janë bërë aq banale sa që kur riciklohen nga të njëjtit, siç ishte edhe rasti në debatin në Parlament për ministrin Nenad Rikallo, nuk mund të interpretohen ndryshe veç gënjeshtër e kulluar e krejt atyre që kërkuan shkarkimin e tij e kur erdhi momenti i votës nuk ishin prezent në Parlament apo nuk e shtypën fare sustën e votimit.
Ky konstatim vlen po kaq edhe për ata që votuan për shkarkim, atyre që votuan kundër shkarkimit dhe atyre që abstenuan.
Rasti Rikallo është veç ilustrimi më i ri i gënjeshtrave të të gjithë parlamentarëve dhe anëtarëve të qeverisë për “mundin” e tyre për qytetarin e Kosovës – në këtë rast për viktimat e luftës.
Ata që kërkuan shkarkimin e tij dhe ata që ishin kundër shkarkimit të tij në të njëjtën kohë, po heshtin dhe po fshihen krejtësisht nga e kaluara e krimeve të luftës ndaj qytetarit shqiptarë të Kosovës që i shkaktoi ndërmarrja vrastare: Serbia!
Nëse të gjithë këta njerëz, pra politikanë (deputetë nga opozita, pozita e anëtarë të qeverisë) qenkan në shërbim të qytetarit të Kosovës (pra gjithnjë në rastin e krimeve të luftës që serbët dhe Serbia e shkaktoi), pse u bë ajo zhurmë publike e tyre (në parlament dhe nëpër media) për Rikallon, ndërsa po të njëjtit në të njëjtën kohë heshtin për krimet e rënda serbe të luftës tashmë të dëshmuara?
Pohimet e rreth 20 qytetarëve të lagjes “Dardania” për maltretimet nga Rikallo, janë një rast. Numri i të vrarëve nga regjimi serb tejkalon shifrën 12,000. Numri i vajzave dhe grave të dhunuara gjatë luftës nga kriminelët e ushtrisë dhe policisë së Serbisë arrin në 20 mijë.
Lista e krimeve të tjera të luftës e dëmeve që regjimi okupator Serbisë i shkaktoi në Kosovë është jashtëzakonisht e gjatë.
Si është e mundur që as ky Parlament me këtë përbërje të tashme nuk merret me tërë këto krime të Serbisë në mënyrë konkrete?
Si është e mundur që të gjithë po heshtin?
Si është e mundur që askush tashmë as nga shumica parlamentare shqiptare (PDK,AAK, Nisma e AKR) e as nga opozita (VV, LDK e Alternativa) nuk po e iniciojnë plotësimin e ligjit për gjykatën speciale, në mënyrë që atje në Hagë këtë gjykatë për Kosovën, të shqyrtohen krimet e luftës nga Serbia?
Si është e mundur që të gjithë në pushtet dhe opozitë nuk e duan plotësimin e këtij ligji selektiv?
Si është e mundur që po gënjehen kaq turpshëm qytetarët e Kosovës nga këta politikanë?
Si është e mundur që po të njëjtit politikanë, në pushtet dhe opozitë, me dorën e tyre po ia falin Serbisë krimet e luftës ndaj qytetarëve të Kosovës e përditë flasin dhe pretendojnë se janë në këto pozita institucionale për “të mirën “ e qytetarit të Kosovës?
Ky cikël i gënjeshtrave të kësaj klase politike veç se po rritet, thellohet e forcohet në të gjitha dimensionet. Ai tashmë ka marrë përmasa të çuditshme e absurde.
Gënjeshtrat po vazhdojnë në emër të qytetarëve të Kosovës. Në emër të qytetarit të Kosovës mashtrimi po merr hov. Kjo nuk është gjë tjetër veçse futje në botën e çmendurisë dhe hipokrizisë politike në Kosovë.
Si është e mundur?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri