Gjatë mëngjesit të sotëm (e premte) janë zhvilluar tri ndeshje interesante në NBA.
Ndeshja më interesante padyshim se ishte ajo në mes të Los Angeles Clippers dhe Miami Heat, e cila përfundoi me fitoren e vendasve me rezultat 112-109.
Basketbollistët më të dalluar të ndeshjes ishin Paul George me 27 pikë dhe 5 asistime te Clippers dhe Bam Adebayo me 30 pikë e 11 kërcime te Heat.
The @LAClippers come back from down 17 points to pick up their sixth-straight win!
Paul George: 27 PTS, 5 AST
Reggie Jackson: 22 PTS, 3 REB
Eric Bledsoe: 21 PTS, 3 BLK
Ivica Zubac: 18 PTS, 11 REB pic.twitter.com/dUGPLusTlx— NBA (@NBA) November 12, 2021
Fitore në mëngjesin e së premtes shënoi edhe Indiana Peacers që e mposhti Utah Jazz me rezultat 111-100.
Te Peacers më i dalluari ishte Malcolm Brogdon me 30 pikë e nëntë kërcime, teksa te Jazz ishte Donovan Mitchell me 26 pikë e 5 kërcime.
The @Pacers pick up the win in Salt Lake City behind Malcolm Brogdon's big night 🏁
Malcolm Brogdon: 30 PTS, 9 REB
T.J. McConnell: 21 PTS, 8 REB, 5 AST
Kelan Martin: 14 PTS, 4 REB pic.twitter.com/wQQ46DTPXs— NBA (@NBA) November 12, 2021
Ngushtë dhe interesant ishte edhe në takimin tjetër në mes të Philadelphia 76ers dhe Toronto Raportos, që përfundoi me fitoren e këtyre të fundeve me rezultat 109-115.
Fred VanVleet ishte më i dalluari te Raportos me 32 pikë e 7 asistime, ndërsa te 76ers ishte Tyrese Maxey me 33 pikë e 5 asistime. /Telegrafi/