LAJMI I FUNDIT:

Cili është dallimi midis çajit të gjelbër dhe atij të zi?

Cili është dallimi midis çajit të gjelbër dhe atij të zi?

Çaji i zi dhe ai i gjelbër kanë prejardhje nga bima Cmellia sinesis. Në të dyja këto raste mblidhen edhe fletët nga shtresa e sipërme e bimës. Po ku ekziston dallimi?

Dallimi vjen nga procesi i prodhimit, i oksidimit dhe nga procesi kimik që pasojnë gjatë përgatitjes.

Çaji i gjelbër
Për t’u prodhuar çaji i gjelbër, fletët mblidhen, thahen dhe pastaj përpunohen në avull (stili japonez) apo piqen (stili kinez). Ky proces ngadalëson oksidimin, andaj fletët përmbajnë ngjyrën dhe shijen specifike.

Çaji i zi
Për t’u prodhuar çaji i zi, fletët pas mbledhjes thahen pastaj grimcohen, këputen dhe ndrydhen në mënyrë që të shpejtohet oksidimi para se të thahen plotësisht. Prandaj fletët kanë ngjyrë të errët e cila ka aromë më të fortë.


Cili çaj ka më shumë kafeinë
Sipas të dhënave të Klinikës Mejo, transmeton Telegrafi, sasia e kafeinës e cila gjendet në çaje sillet prej 24 – 40 miligramë në një filxhan çaji të gjelbër dhe 14 – 61 miligram në një filxhan çaji të zi.

Cili çaj ka më shumë antioksidantë
Edhe çaji i zi edhe ai i gjelbër përmbajnë antioksidantë, të cilët mund të ndikojnë në mënyrë preventive në rastin e shfaqjes së kancerit dhe të sëmundjeve të tjera. Mënyra e ndryshme e prodhimit u siguron çajeve lloje të ndryshme antioksidantesh. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Shëndetësi
Kalo në kategori