Site icon Telegrafi

Cilën duhet ta bëni të parën: Pastrimin me fshirëse vakumi apo fshirjen e pluhurit?

Pluhuri, alergjenët dhe grimcat tjera vazhdimisht lundrojnë në ajrin e çdo shtëpie

Nëse jeni në mesin e personave të cilët fillimisht e pastroni dhomën me vakum e pastaj e fshini pluhurin ose anasjelltas, por nuk e dini se cila duhet të kryhet e para, atëherë Sonia Alexander Hill, eksperte e kësaj fushe, do t’ju tregojë hollësisht se përse njëra vjen para tjetrës.

Sipas saj, është e rëndësishme ta pastroni pluhurin para se ta pastroni dhomën me vakuum, transmeton Telegrafi.

Për t’i parandaluar teshtitjet, fillimisht pastroni sipërfaqet e objekteve brenda shtëpisë me një leckë apo leckë pluhurash me mikrofibra.

Asnjë teknikë apo mjet nuk mund ta largojë të gjithë pluhurin, prandaj pastrimi me fshirëse të vakumit pas procesit të fshirjes së pluhurit ndihmon në heqjen e çdo papastërtie që ka mbetur, thotë Sonia Alexander Hill.

Nëse e lini pastrimin e pluhurit në fund të rutinës së pastrimit, grimcat e papastra do të fluturojnë në ajër dhe pas një kohe do të rikthehen në sipërfaqen e mobileve apo tavolinave tuaja. /Telegrafi/

Exit mobile version