LAJMI I FUNDIT:

Cilat janë trendet më të reja të bukurisë?

Cilat janë trendet më të reja të bukurisë?

Nocioni bukuri e sigurt qëndron për sigurinë dhe transparencën që ju dhurojnë produktet me përbërës në pajtueshmëri me lëkurën dhe mjedisin.

Trendi më autentik përqafon dhe inkurajon natyralitetin e plotë.

Ngjyrat e buta, nuanca dhe teksturat me shkëlqim plotësojnë tiparet individuale. Trendeve të reja të bukurisë i përgjigjen produktet e reja nga CATRICE për sezonin Pranverë/Verë 2021, të cilat i përshtaten dëshirave për paqen e mendjes dhe na lejon të qëndrojmë besnik ndaj vetvetes për sa i përket kujdesit për lëkurën tonë.

Besueshmëria, transparenca dhe qartësia – janë elemente thelbësore të cilat po ashtu reflektohen në produktet e brendit CATRICE, sepse ato janë krijuar për të përcjellë një ndjenjë individuale të kujdesit. Ato përmbajnë përbërës natyral, me formula të sigurta, si dhe produkte tepër efektive me ultra-performancë. Të vërtetë ndaj motos: Rrini pa shqetësime!

Përmes këtij artikulli mund të informoheni më shumë për top produktet e trendit më të fundit, për një pamje të përsosur, natyrale ashtu siç e ëndërron secila vajzë.

Lift up volume dhe lift maskara – nga kjo janë bërë qerpikët e ëndrrave tona, ajo na dhuron një ngritje dhe volum afatgjatë dhe dredhje mbresëlënëse me vetëm një aplikim. Maskara përmban proteina të orizit, provitaminës B5 që ofrojnë kujdes shtesë për qerpikët. Maskara është  gjithashtu në dispozicion në version rezistent ndaj ujit.

View this post on Instagram

A post shared by Migros Group (@migros_group)


Maskara për vetulla rezistente ndaj ujit – Vetullat e plota marrin çdo vështrim sepse ato i bëjnë sytë të duken më të bukur. Falë strukturës nga dylli maskara vegane Volume & Lift Brow, ju jap vetullave  një efekt ngritës të dukshëm për një kohë të gjatë, ashtu si në një sallon bukurie. Boshllëqet e vogla në vetulla mund të plotësohen me saktësi.

Hije për sy paletë – idealja për adhuruesit e nuancave nud. Paleta përmban gjithsej nëntë nuanca shumë të pigmentuar, super të butë dhe me qëndrueshmëri të gjatë.

Power full 5 liquid lip balm – Balsam buzësh i lëngshëm ju jep buzëve një pamje të bukur me shkëlqim dhe vëllim natyral.

Po kërkoni një rutinë me 1 hap për një lëkurë përfekte?

Ky produkt bashkon gjithçka që na nevojitet dhe është në të njëjtën kohë një primer hidratuese, ofron kujdes me cilësi të lartë, mbrojtje mesatare nga dielli dhe ngjyrosje të butë – të gjitha në vetëm një produkt! Falë strukturës së tij të lehtë, One Step Skin Perfector zbut lëkurën dhe siguron kujdes intensiv me përbërësin e saj të vitaminës C. Pas aplikimit, pigmentet e përmbajtura praktikisht shkrihen me lëkurë dhe përshtaten individualisht me tonin e saj. SPF 20 gjithashtu mbron fytyrën nga rrezet UV.

View this post on Instagram

A post shared by Migros Group (@migros_group)

Blusher – me tone koralesh-pjeshkë i përshtatet të gjitha llojeve të lëkurës, i jep fytyrës një pamje të shëndetshme, të freskët dhe e bën atë të shkëlqejë. Në të njëjtën kohë, kompleksi me vaj hibiscus ushqen lëkurën.

Artikull i sponzorizuar