Një çift amerikan kanë gjetur veten për një çast, si prindër të katër fëmijëve nën moshën 3-vjeçare. Jeremy dhe Kaley Carling janë nga sot, prindërit birësues të Haven 2-vjeçare, Indie 1 vjeç dhe dy vajzave binjake 9-muajshe, Sunny dhe Weslie. Kështu, teksa ishin pa fëmijë dhe jetonin me ankthin dhe dëshpërimin për t'u bërë prindër, ata befas u bënë nënë dhe baba të katër fëmijëve njëherësh.

Sidoqoftë, rruga e çiftit drejt prindërimit nuk ka qenë e lehtë.


“Që kur kam qenë adoleshente dhe kam kuptuar çfarë ishte kujdesi prindëror dhe birësimi, doja që kjo të ishte pjesë e jetës time, qoftë nëse isha e zonja të kisha fëmijë biologjik ose jo”- ka thënë Kaley Carling për rrjetin televiziv amerikan Abc News në SHBA.

Çifti Carling kishin filluar përpjeket për adoptim me një grua shtatzënë të cilën e ndihmuan gjatë muajve të barrës duke u kujdesur për djalin e saj 2-vjeçar. Por me lindjen e vajzës zonja në fjalë ndryshoi mendje dhe nuk ia dha fëmijën dy adoptuesve. Gruaja  u arrestua për trafikim  të fëmijëve në muajin gusht 2016.

2

Çifti Carling, shprehën dëshirën për birësimin e fëmijëve, duke u ankuar rreth saj, por shërbimet sociale për fëmijët nuk ua dhanë. Autoritetet vendosën që t'ia kalojnë për përkujdesje një bashkëfamiljari të gruas së arrestuar.

Ndaj djali dhe vajza e sapolindur iu dhanë të afërmit të gruas së arrestuar. Tragjikisht, pas birësimit te dy fëmijëve nga bashkëfamiljari, ata u gjetën të vdekur pas një kohe të shkurtër.

3

Pas arrestimit të gruas dhe të ndërhyrjes së ndihmës sociale për fëmijët, çifti Carlings humbën të gjitha shpresat edhe pse kishin bërë shumë aplikime deri atë kohë të pasuksesshme.

Mirëpo orët e fundit, Carlings kanë marrë një telefonatë ku iu ofruan dy vajza, Indie 1-vjeçare dhe Haven 2-vjeçare.

Kishin kaluar vetëm pak orë kur ata morën dhe një tjetër telefonatë nga një grua e cila deshi t’ua japë për adoptim vajzat e saj binjake 9-muajshe, Sunny dhe Weslie, çiftit Carlings, transmeton noa.

4

Dy prindërit kompletuan të gjitha dokumentat e procedurës së birësimit të katër fëmijëve. “Nuk mund të përshkruaj ndjenjat që kam dhe po përjetoj”, - është shprehur gruaja, tashmë nënë e katër fëmijëve.

“Ne të gjithë po ndjehemi të rilindur. Ka ardhur koha për ne, që të jemi një familje normale’.