Një familje australiane që janë bërë të njohur për jetën e tyre në një anije të njohur si La Vagabonde, në të cilën gjithmonë kanë me vete dhe i rritën dy fëmijët e tyre – kanë hasur në kritika të ashpra pasi po i lejojnë fëmijët e tyre të notojnë me peshkaqenë në ujëra të thella.
Riley Whitelum, 37-vjeç dhe Elayna Carausu, 28, thonë se po inspirojnë gjeneratat e ardhshme të dalin nga “kornizat” e mërzitshme – pra punë në zyrë dhe të shijojnë jetën në dallgët e oqeaneve duke lundruar nëpër botë me anije, transmeton Telegrafi.
Ky çift shpërndanë dje në YouTube një video ku shihet djali i tyre 2-vjeç Lenny, duke notuar pak metra larg peshkaqenëve në plazhin Jaws në Nassau.
E mjaftuan pak minuta të kalojnë që të “vërshohen” me komente të shumta – kryesisht negative për shkak se futën në ujëra të thella të birin e tyre që të lahet me peshkaqenë.
“Shumë njerëz mendojnë se të fusësh në ujë djalin 2-vjeç dhe të lahet me peshkaqen është çmenduri – por ne i besojmë Andre (instruktorit tonë) sepse është një ekspert”, tha Elayna.
Madje Lenny është këshilluar të futet ngadalë në ujë e jo të kërcej nga anija, pasi një veprim i tillë do të alarmonte peshkaqenët për prezencën e tij. /Telegrafi/