Një incizim, i cili është publikuar së fundmi, e paraqet aktorin gjatë xhirimeve të filmit “Terminator Salvation”, ku ai shprehet shumë i nevrikosur dhe e ofendon regjisorin ndihmës, Shane Hurlbut, i cili i kishte penguar atij në xhirime.

“Ndjehem keq për të. Ai është shumë i stresuar dhe i nevrikosur për momentin. Kjo formë e sjelljes është jashtë çdo karakteri dhe mendoj se ai ka nevojë për ndihmë”, ka thënë motra e aktorit, Shane, për Telegrafin britanik.