Komiku, 45-vjeçar, ka qenë një përkrahës i fuqishëm i Obamës gjatë kampanjës zgjedhore dhe tash ka thënë se e ka të vështirë të performojë gjëra për të.

“Është ende vështirë të bëj shaka për të pasi ai është aq ‘cool’. Normalisht, presidentët nuk janë cool, por ai është djaloshi më cool në çdo vend ku gjendet. Është sikur të bësh shaka për Brad Pitt, si, ‘Poo, gruaja jote është hot’... kjo nuk është në të vërtetë shaka”, ka thënë Rock për BBC.


Filmi i ri i Chris Rock, “Death At A Funeral”, sapo ka filluar të shfaqet nëpër kinema. /Telegrafi/