Ylli televiziv, Chloe Lewis ka njoftuar fansat se është në pritje të ëmbël dhe se do bëhet nënë për herë të parë me partnerin e saj, Danny Flasher.

Këngëtarja 28-vjeçare të mërkurën përmes rrjeteve sociale ka shpërndarë lajmin e gëzueshëm me një fotografi të ultrazërit me përshkrimin: "Gjysma ime, gjysma jote".


Ndërkohë që nuk kanë munguar as urimet nga fansat dhe miqtë e saj më të afërt.

13830878 7060069 Oh baby Chloe Lewis has announced she s pregnant with her first  a 21 1558555705853 Chloe Lewis (Foto:Instagram)

Lajmi i ëmbël erdhi vetëm disa javë pasi ylli i realitetit insistoi se fëmijët janë gjëja më e rëndësishme për prindërit. "Gjithmonë kam kërkuar foshnje dhe martesë, kështu që unë jam e sigurt për këtë", kishte thënë për Mail Online Lewis.

Chloe është e njohur për shfaqjet e saj në seri të ndryshme amerikane. /Telegrafi/