“News of the World” njofton se këngëtares së grupit “Girls Aloud” do t’i rritet paga vjetore nga 820.000 funte në 1.1 milion funte për pjesëmarrjen në jurinë e shout për talentë “X Factor”, me një shtesë prej një milionë euro për disa programe tjera në kuadër të ITV.

“Sjellja e dikujt të kalibrit të Cheryl në këtë stacion televiziv është veprim shumë pozitiv për t’i kaluar këto kohë të vështira”, ka thënë një burim nga televizioni.