Site icon Telegrafi

Chelsea do t’ia ‘rrëmbej’ Arsenalit sulmuesin Mudryk, Blutë paraqesin mega ofertën për Shakhtarin

Chelsea thuhet se ka bërë një përpjekje dramatike për të rrëmbyer transferimin e paralajmëruar të Arsenalit për Mykhailo Mudryk, pasi tashmë ka bërë një ofertë shumë të lartë dhe ka udhëtuar drejt Polonisë për të kompletuar transferimin.

Topçinjtë janë lidhur shumë me sulmuesin anësor të Shakhtar Donetsk gjatë gjithë dimrit, duke bërë dy oferta dhe duke u ofruar shumë me transferimin e tij.

Megjithatë, rivalët londinez, Blutë kanë mbetur gjithashtu në garë dhe tani duan ta rrëmbejnë yllin ukrainas.

Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, bordi i Chelseat ka fluturuar në Poloni në një përpjekje për të arritur një marrëveshje verbale me Shakhtarin.

Romano shton se oferta e Chelseat për Mudryk është mbi 100 milionë euro, duke tejkaluar atë të Arsenalit që sillet rreth 80 milionë.

Pavarësisht interesimit të dukshëm të Chelseat, Romano këmbëngul se pozicioni i Mudryk është vendimtar në të gjithë këtë dhe se Arsenali shihet si favorit në rast se shikohet dëshira e lojtarit. /Telegrafi/

Exit mobile version