Chelsea planifikon t’i ofrojë Thiago Silvas zgjatje të kontratës falë paraqitjeve mbresëlënëse në Stamford Bridge.
Edhe pse 38 vjeçar, braziliani është njeriu kryesor në mbrojtjen e Bluve, mirëpo kontrata e tanishme i skadon në verë.
Sipas The Times, trajneri Graham Potter e sheh qendërmbrojtësin si model për t’u ndjekur dhe ka kërkuar nga hierarkia e klubit që t’ia zgjatë qëndrimin.
Silva ka qenë i rregullt në fazën defensive të Chelseat që ka pasur probleme të vazhdueshme me lëndime këtë sezon, me emrat, si Wesley Fofana, Reece James e Ben Chilwell, që kanë pasur probleme fizike.
https://telegrafi.com/thiago-silva-synon-te-luaj-edhe-dy-vite-te-tjera/
Me transferimin e Benoit Badiashile, ngritjen në formë të Trevoh Chalobah dhe rikthimet e pritura të James e Chilwell, Blutë kanë një të ardhme të qëndrueshme në fazën e mbrojtës.
Veterani brazilian kaloi në Stamford Bridge në vitin 2020 nga Paris Saint-Germaini dhe e ka në plan të luajë deri në moshën 40 vjeçare. /Telegrafi/