Timo Werner dhe Callum Hudson-Odoi janë afër transferimit në Bundesliga pasi tek skuadra e Chelsea ku ata janë pjesë, siç duket nuk do të gjejnë hapësirë këtë sezon.
Të dy futbollistët do të udhëtojnë këtë javë drejt Gjermanisë, ku edhe do të vazhdojnë karrierën e tyre, raporton Sky Sports.
Werner pritet të kthehet tek Rasenball Sport Leipzig, prej ku erdhi tek Chelsea, por që nuk arriti të lë gjurmë.
Kurse, Hudson-Odoi, ka mundësi të transferohet tek Borussia Dortmund, për lojtarin është i interesuar edhe Juventus por ekipi gjerman duket i gatshëm për nënshkrimin e kontratës dhe mbylljen e marrëveshjes.
Anglezi do të kalojë te verdhezinjtë në formë huazimi për edicionin 2022/23 dhe më pas të qartësojë të ardhmen e tij te Chelsea.
Thomas Tuchel i ka liruar dy futbollistët dhe u ka bërë me dije se mund të nënshkruajnë me klubet e reja. /Telegrafi/