Chelsea zyrtarizoi ardhjen e Noni Madueke nga PSV Eindhoven, të cilin e pagoi 35 milionë euro, duke e bërë klubin holandez marrëveshjen e tretë më të madhe në histori.
Ky është përforcimi i 14-të për klubin londinez që nga ardhja e Todd Boehly në Stamford Bridge dhe shuma e shpenzuar nga ajo periudhë është 460.5 milionë euro.
Vetëm në 20 ditët e mëparshme, Chelsea solli gjashtë prej përforcimeve dhe shpenzoi 178.5 milionë euro për to.
Kjo vlerë është dy herë më shumë se e të gjitha klubeve nga pesë ligat e mbetura së bashku.
Përkatësisht, skuadrat nga La Liga shpenzuan 22.1 milionë euro, ndërsa ato nga Ligue 1 shpenzuan 16.6 milionë euro.
Bundesliga bleu në vlerë 34 milionë euro, Seria A në vlerë 9 milionë euro, që janë gjithsej 81.7 milionë euro. /Telegrafi/