Porto e fitoi ndeshjen kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Chelseat, mirëpo u eliminua nga gara e madhe evropiane.
Duke qenë se e kërkoi më shumë fitoren, skuadra portugeze është vlerësuar me nota mesatare më të mirë se ekipi anglez.
Paraqitje e mirë e Jorginhos te Blutë që është vlerësuar me notën më të lartë te kjo skuadër, ndërkohë që te Porto notën më të lartë e ka marrë qendërmbrojtësi Chancel Mbemba.
Sergio Oliveira te ekipi portugez dhe Edouard Mendy te Chelsea kanë marrë vlerësimet më të ulëta në këtë takim.
Më poshtë është vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave sipas SofaScore. /Telegrafi/