Gjendja e liderit 58-vjeçar socialist është përshkruar si shumë delikate, raportojnë mediat.

Chavez nuk është parë në publik e as dëgjuar që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur kreu një operacion në Havana, i katërti i tij me radhë kundër kancerit.


Qeveria tha se ai po qëndron në një suitë të ruajtur mirë në një spital ushtarak në Karakas. /Telegrafi/