LAJMI I FUNDIT:

Challandes: Anglezët në fushë nuk i kemi pasur miq

Challandes: Anglezët në fushë nuk i kemi pasur miq

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka thënë se kur e ka marrë drejtimin e Përfaqësueses nuk ka menduar se do të kishte përkrahje kaq të madhe sa ka dhe se do të mund të arrinte në nivelin e tanishëm.

“Kanë qenë në kokën time tre gjëra shumë gjëra të rëndësishme. Pata folur me Fadil Vokrrin për zhvillimin e ekipit A të Kosovës. Asnjëherë nuk kemi folur për rezultate, për kualifikime. Ky ishte hapi i parë për të punuar për përparimin si ekip”, ka thënë Challandes.

“E kam parë grupin e Ligës së Kombeve. Kam thënë nëse e fitojmë Ligën e Kombeve e kemi një biletë për kualifikim. E kisha në kokë, por ishte vetëm ëndërr. Kemi përparuar në Ligën e Kombeve, ju kujtohet loja e parë me Ishujt Faroe, kundër Maltës, apo Azerbajxhanit – ekipi ka përparuar”.


“Për këto kualifikimet normale duhet ëndërruar si trajner. Është e mundshme gjithmonë. E kam pasur në njërën pjesë të kokës, kurse në pjesën tjetër nuk ishte e lehtë – Anglia, Çekia, Mali i Zi, Bullgaria. Ne fillim kemi luajtur mirë, kemi fituar pikë”.

Challandes në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se edhe ndeshja e mbrëmshme kundër Anglisë ishte e mirë.

“80 minuta kemi bërë punë të mirë si ekip. Isha i zhgënjyer me dhjetë minutat e fundit. Nëse je 1:0 deri në fund tregon se ka qenë lojë e mirë. 4:0 mund të jem skeptik. Është e rëndësishme që të mësojmë nga kjo lojë. Ishte lojë e mirë nga kombëtarja jonë”.

“Anglezët në fushë nuk i kemi pasur miq. I kam thënë trajnerit të Anglisë ‘ne ju mirëpresim si mbretër ju na i jepni katër gola”, ka thënë Challandes duke folur për mirëpritjen e bërë ndaj Treluanëve nga Kosova.

“Rezultati nuk ishte befasi. Isha i kënaqur si njeri në atë situatë. Kosova për shumë njerëz është një shtet nga Ballkani. Sjellja e tifozëve të Kosovës ishte diçka e madhe. Kam marrë gazetat e Zvicrës, ku shihen kosovarët duke mbajtur flamujt e Anglisë. Kemi luajtur kundër Malit të Zi, Bullgarisë dhe asnjëherë nuk kemi pas telashe. Tifozët kosovarë e duan futbollin, mendojnë gjithë kohës për futbollin. Nganjëherë nuk luajmë mirë. Për një aksion të mirë ata brohorasin, duartrokasin, ngriten në këmbë”.

Në trend Sport

Më shumë
Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

La Liga
Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

La Liga
Liga e Kampionëve rikthehet me fazën e eliminimit – vëmendja tek derbi madrilen

Liga e Kampionëve rikthehet me fazën e eliminimit – vëmendja tek derbi madrilen

Liga e Kampionëve
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
MKRS obligon federatat që 30 përqind të buxhetit ta dedikojnë për vajza dhe gra

MKRS obligon federatat që 30 përqind të buxhetit ta dedikojnë për vajza dhe gra

Sport vendor
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A
Kalo në kategori