CFO Pharma hyn në tregun kosovar me një event gala dhe workshop inovativ

CFO Pharma ka shënuar me sukses hyrjen e saj në tregun kosovar me një workshop inovativ dhe një event gala duke prezantuar aparaturat më të avancuara për klinikat dermo-estetike dhe qendrat wellness & SPA.
Nën slloganin "Bukuria nuk ka limit," ngjarja mblodhi së bashku figura të njohura vendore dhe ndërkombëtare nga fusha e estetikës duke shënuar një moment të rëndësishëm në industrinë e bukurisë dhe teknologjisë.
Gjatë workshop-it të organizuar nga CFO Pharma Aesthetics, pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen nga afër me risitë e fundit teknologjike, të cilat janë fryt i bashkëpunimeve intensive me disa prej partnerëve më të njohur globalë në fushën e estetikës.
Ky workshop shërbeu si një platformë për të demonstruar potencialin e pajisjeve të reja që do të revolucionojnë qasjen ndaj kujdesit dhe mirëqenies estetike.
Eventi gala, i cili pasoi workshop-in, u zhvillua si një mbrëmje e dedikuar plotësisht bukurisë dhe teknologjisë së fundit, duke evidentuar përkushtimin e CFO Pharma për cilësi e gjithashtu duke mbledhur “ajkën” e figurave të rëndësishme nga doktorët e kësaj lamie, udhëheqesit e klinikave në Kosovë deri tek figurat ikonike të bukurisë shqiptare.
CFO Pharma ka arritur të nënshkruajë 10 marrëveshje ndërkombëtare të suksesshme, duke zgjeruar kështu prezencën e produkteve të saj në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.
Ky sukses është rezultat i një pune të përkushtuar dhe vizioni të qartë për të ndërtuar një të ardhme të shkëlqyer me partnerët e saj.
Për më shumë informata, kontaktoni:
Web: CFOPharmacy.com
Email: info@cfopharma.com
Tel: +355 4 245 4532






































