Çfarë po ndodh në Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë? (Video)

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentet e para të hyrjes në objekt të më shumë se 50 personave.
Shkak i revoltës së tyre ka qenë shkarkimi i myftiut Ibrahim Shabani dhe sekretarit të BFI-së, Afrim Tahiri, nga kryetari Sulejman Rexhepi, raporton KTV.
Drejtori për komunikim me publikun në Bashkësinë Fetare Islame, Agron Vojniku, ka treguar në detaje për ngjarjen e së hënës, përcjell koha.net. Derisa pohon se që nga incidenti nuk është larguar fare nga objekti.
Por, eskalimin e situatës nga njerëzit e tyre ndryshe e shpjegon tanimë kryetari i Këshillit të Përkohshëm të BFI-së, Ibrahim Shabani.
Sipas Agron Vojnikut, ky incident është i përgatitur nga Ministria e Punëve të Brendshme. Ndërkohë, objekti i Bashkësisë Fetare Isalme po ruhet nga policia, ani pse të hënën nuk kishte ndërhyrë fare.


















































