Çfarë do të thotë shteti juridik?
Demokracia dhe shteti juridik janë elementet bazë që përbëjnë një njësi të pandashme për shtet funksional. Me shtet juridik funksional nënkuptojmë sundim rendi dhe ligji, respektim të drejtave të njeriut, si dhe të gjitha parimet bazë dhe mënyrat procedurale, të cilat garantojnë lirinë individuale dhe kolektive, e të cilat liri mundësojnë pjesëmarrjen e njeriut në jetën politike, ekonomike, sociale, dhe kulturore.
Në shtetin juridik të gjithë qytetarët duhet të jenë të barabartë, dhe të sigurt para rendit dhe ligjit, nuk duhet të ketë diskriminim qytetar për shkak të përkatësisë etnike, fetare, racore, bindjeve politike, kulturore, dhe gjinisë. Secili qytetarë që jeton brenda shtetit juridik duhet të kenë mundësi t’i mbrojnë dhe t’i gëzojnë të drejtat e veta edhe kundër pushtetarëve, dhe vendimeve arbitrare edhe nëse instancat politike mundohen t’ua heqin këto të drejta. Kjo është esenciale posaçërisht për të drejtën e shpalosjes së lirë të personalitetit, sepse ruajtja dhe sigurimi i kësaj të drejte paraqet kuptimin kryesor të shtetit juridik. Në këtë mënyrë, shteti juridik është njëkohësisht edhe shtet ligjor kushtetues.
Bazimi i autoritetit shtetëror juridik duhet të sigurojë hapësirën e lirisë së qytetarit dhe qytetarisë, sepse ky autoritet duhet të ndërhyjë vetëm atëherë kurë është i autorizuar, për të vendosur siguri publike rend dhe ligj. Një të drejtë të tillë mund ta miratojnë vetëm të zgjedhurit e popullit të cilët fitojnë të drejtën qytetare për të qeverisur me popullin në një procedurë ligjore, formale zgjedhore dhe në përputhje me kushtetutën, ligjet dhe konventat ndërkombëtare. Individi dhe qytetarët në shtetin juridik duhet të ndikojnë në mënyrën e vetë dhe të padetyruar në rregullimin e jetës, qytetare, politike për të vëne, rendin shtetëror të rregulluar nga kushtetuta dhe ligjet.
Siguria qytetare juridike mund të ekzistojë vetëm atëherë kur qytetarët janë plotësisht në dijeni se çka guxon të bëj shteti për qytetarët dhe cilat janë të drejtat e rregulluara nga ana e shtetit, dhe cilat janë të drejtat dhe përgjegjësitë, qytetare para shtetit. Këtu bën pjesë parimi themelor i shtetit për respektim të të gjithë qytetarëve, sipas së cilit askush nuk guxon të dënohet pa bazë ligjore, ku të gjithë qytetarët duhet të gëzojnë të drejtat e barabarta pa asnjë lloj diskriminimi, si dhe të respektohen para ligjit.
Shteti juridik duhet të ketë kujdes të caktuar kundrejt diskriminimit qytetarë, për shkak përkatësisë racore, fetare bindjeve politike të cilët duhet të gëzojnë respekt qytetarë brenda shtetit juridik, e cila barazi qytetare duhet të jetë e rregulluar me Kushtetutë, Ligje bazike, dhe Konventa ndërkombëtare. Në idenë për shtetin juridik, është rregull ndërkombëtare ku vlen vullneti i popullit, nga i cili vullnet buron qeverisja, dhe të qeverisurit për shtet ndërtim dhe rregullim të parimit demokratik qytetarë. Vetëm në këtë mënyrë mund të sigurohet ekzistenca e shtetit të qëndrueshëm ligjorë.
(Autori ka diplomuar në Filozofi dhe Juridik në UP-së, si dhe është duke përgatitur temën e masterit në të Drejtën Penale në UP)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
"A e di problemin që kam në mitër, idiote", eskalon debati mes Eglit dhe Valbonës
Donika Gërvalla voton në Gjermani
Scholz kritikon Trumpin për Ukrainën
Vendosja e kamerave, KQZ: Sigurohet nivel i lartë i mbikëqyrjes, integritetit dhe mbrojtjes së procesit zgjedhor
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti