LAJMI I FUNDIT:

Ç’është kimioterapia?

Ç’është kimioterapia?

Kimioterapia është një nga disiplinat që përbëjnë shtyllat e trajtimit të kancerit. Ndryshe nga kirurgjia e cila e trajton kancerin lokalisht, kimioterapia bën të mundur çrrënjosjen e qelizave tumorale të përhapura në organizëm me gjakun apo Iimfën.

Trajtimi sistematik me kimioterapi ka përmirësuar ndjeshëm prognozën e të sëmurëve me kancer.

Kimioterapia (KT) nënkupton trajtimin me medikamentet e kancerit. KT mund të jetë Intravenoze, intramuskulare dhe orale.

Në përgjithësi në varësi të skemës së mjekimit, ajo mund të jetë ditore (ambulatore). Ose në rastet e tjera e shtrirë në harkun e disa ditëve ku për pacientët është i mundur hospitalizimi.


Trajtimi mund të jetë si Neoadjuvant, adjuvant dhe kurativ për një gamë të gjerë patologjish malinje, si kanceri i gjirit, traktit tretës, kancerit pulmonar, kancerit të testisit, sarkomave të indeve të buta, osteosarcomave dhe Iimfomës Hodgkin dhe jo Hodgkin.

Kimioterapia, ashtu si kanceri, mund të sjellë ndryshime të mëdha në jetën e një personi. Ajo mund të kurojë kancerin, ndonjëherë mund të ketë ndikim mbi shëndetin e pacientit në përgjithësi, mund të shkaktojë stres, mund të ndërpresë aktivitetet e përditshme dhe mund të tensionojë marrëdhëniet personale. Nuk është çudi që disa njerëz ndihen në gjendje melankolie, ankthi, të nevrikosur ose të depresuar në një pikë të caktuar të kimioterapisë së tyre.
Këto emocione mund të jenë shumë normale, por mund të jenë dhe shqetësuese.

Fatmirësisht, ka mënyra për të trajtuar këto efekte anësore emocionale, ashtu siç ka dhe mënyra për të trajtuar efektet anësore të kimioterapisë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori