Real Madridi ka fituar me rezultat të ngushtë 3-1 në udhëtim te Celta Vigo në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në La Liga.
Los Blancos kanë vazhduar me rezultate pozitive në kampionat duke marrë fitoren e radhës dhe duke u ngjitur përkohësisht në pozitën e dytë para Barcelonës.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Santi Mina (40’) për vendasit, ndërsa Karim Benzema (30’, 40’) dhe Marco Asensio (90+) për mysafirët.
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht sulmuesi francez, Benzema, i cili pas dy golave dhe një asistimi u notua me 9.7.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për portierin vendas, Ivan Villar që u vlerësua me notë 6.1.
Notat e lojtarëve:
/Telegrafi/