Ai thotë se çështja e teksteve shkollore dhe e enciklopedisë maqedonase - ku fyhen rëndë shqiptarët - duhet të zgjidhet sa më shpejtë. Por, sipas tij, emergjente është zgjidhja e arsimit shqip, kryesisht e problemeve për arsimin e ulët dhe të mesëm.

Ditë më parë, partitë shqiptare të opozitës kanë hedhur akuza të ashpra në adresë të garniturës qeverisëse VMRO-BDI, në lidhje me arsimin shqip në Maqedoni. Sipas tyre, Qeveria aktuale po pengon dhe po diskriminon arsimin shqip në Maqedoni. /Ina/Telegrafi/