Villas-Boas është menaxheri i shtatë me të cilin Cech punon te Chelseat në tetë sezonet sa ai është në Londër. Që nga koha kur Mourinho pasoi Claudio Ranierin, te Blutë kanë kaluar Avram Grant, Luiz Felipe Scolari, Guus Hiddink dhe Carlo Ancelotti.

“Ju i ndërroni menaxherët kur shihni se nuk ka rrugë për të vazhduar. Mendoj se kjo është filozofia e klubit dhe shpresoj se do të ketë një rrugë për Andre që ai të vazhdojë për shumë vite”.


“Shtatë menaxherë janë caktuar te Chelsea që kur unë i jam bashkuar klubit dhe fatkeqësisht, përveç Jose i cili ishte këtu për tre vite e gjysmë, askush nuk ka zgjatur më shumë”.

“Do të shihni, nëse ne kemi një sezon të shkëlqyeshëm atëherë ne do të ndërtojmë një bazë që menaxheri të qëndrojë më shumë vite. Jose Mourinho ka vendosur një standard këtu dhe të tjerët duhet të përpiqen t’ia dalin më mirë se ai. Menaxherët kanë filozofinë e tyre. Ndonjëherë kjo funksionon ndonjëherë jo”, ka thënë Cech. /Telegrafi/

telegrafi sport app