Site icon Telegrafi

Cavani dhe Van de Beek vlerësohen si dy transferimet më të këqija të verës në Ligën Premier

Dy transferimet e Manchester Unitedit, Edinson Cavani dhe Donny van de Beek janë votuar nga agjentët e futbollit si transferimet më të dobëta të verës në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq nënshkruan Cavanin si lojtar i lirë dhe paguan 35 milionë funte blerjen e Van de Beek nga Ajaxi.

Por, transferimi i tyre nuk është cilësuar si pozitivë nga agjentët e futbollit, pasi sipas tyre këto janë dy transferimet më të këqija të verës.

Lexo po ashtu Transferimet e klubeve kryesore angleze në ditën e fundit të afatit kalimtar

Mediumi i njohur The Athletic ka bërë një sondazh me transferimet e verës dhe ka pyetur 18 agjentë për të gjetur se cila ishte lëvizja më e keqe e verës.

Kalimi i Cavanit në Old Trafford mori përqindjen më të madhe të votave, me 28 për qind, ndërsa Van De Beek u rendit i dyti me 11 për qind të votave.

Lexo po ashtu Fituesit dhe humbësit në Ligën Premier, pas mbylljes së afatit kalimtar të transferimeve

Pas tyre u renditen edhe emra tjerë yjesh si Nathan Ake, Kai Havertz, Thomas Partey dhe Nelson Semedo me nga gjashtë për qind.

Më poshtë keni listën me transferimet më të këqija sipas agjentëve të futbollit.

/Telegrafi/

Exit mobile version