Cassano refuzon Wolfsburgun dhe Marseillen

Wolfsburg dhe Marseille supozohet se kanë qenë të interesuar për CAssanon, por tash duhet ta kthejnë vëmendjen diku tjetër, pasi sulmuesi dëshiron të mbetet në Serie A.
29-vjeçari ka joshur interesimin e klubeve si Fiorentina dhe Genoa, por paga e lartë e Cassanos është një pengesë për të dyja ekipet.
Cassano ka kontratë me Milanin deri në verën e vitit 2014, por sulmuesi duket se është tepricë në kërkesat e kampionit të Italisë dhe vazhdimisht është duke u lidhur me një largim nga San Siro. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































