Please enter at least 3 characters.

Carvajal mirëpret një rikthimin të Moratas te Reali

2018/03/Carvajal-Morata.jpg
326:"SEVILLE, SPAIN - JANUARY 18: Alvaro B. Morata (R) of Real Madrid CF celebrates scoring their fifth goal with team-mate Daniel Carvajal (L) during the La Liga match between Real Betis Balompie and Real Madrid CF at Estadio Benito Villamarin on January 18, 2014 in Seville, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal do të mirëpriste Alvaro Moratan përsëri në klubin e madh spanjoll.

Sulmuesi i Chelseat u largua nga Reali verën e kaluar për tu transferuar në Londër, por ka luftuar shumë në sezonin e tij të parë në Angli.

Morata e nisi mirë sezonin duke shënuar disa gola të rëndësishëm, por ka humbur vendin në skuadër dhe ka filluar të kritikohet me të madhe.

Forma e dobët e sulmuesit spanjoll ka bërë që ai të mos ftohet fare as nga trajneri i kombëtares, Julen Lopetegui, për dy miqësoret e luksit.

Morata dhe Carvajal janë shokë të mirë (Getty Images)

Megjithatë, ish-bashkëlojtari i tij, Carvajal, i ka dal në mbrojtje duke thënë se do të donte të shihte përsëri atë me fanellën e bardhë.

Kur u pyet nga mediumi El Transistor nëse dëshiron ta shohë Moratan të kthehet në Real Madrid, Carvajal u përgjigj pozitivisht.

"Po, ai është një mik i mirë dhe një lojtar shumë i mirë", ka thënë mbrojtësi i Realit.

Morata është në dyshim për tu ftuar nga Kombëtarja e Spanjës për Kupën e Botës "Rusia 2018", ndërsa vera pritet të jetë e nxehtë edhe për të ardhmen e tij. /Telegrafi/