Këngëtarja e hitit “Hero”, nëna e të cilës është irlandezo-amerikane, ndërsa babai afrikano-amerikan me prejardhje nga Venezuela, thotë se ajo kishte qenë shumë e pasigurt për pamjen e saj gjatë kohës së shkollës.

“Jam shumë e pasigurt për pamjen time dhe gjithmonë kam qenë e tillë për shkak të racës së përzier. Tash nuk ndjehem shumë e pazakontë dhe gjithkush e pranon këtë, por si fëmijë jam ndjerë shumë jashtë normales dhe nuk jam ndjerë mirë. Kur rriteni me këtë lloj pasigurie, nuk ndjehemi gjithmonë bukur”, ka thënë këngëtarja./Telegrafi/