Reperja e njohur Cardi B sot është një prej emrave më eminentë në tregun e muzikës ndërkombëtare.

Mirëpo fillimet e saj nuk ishin edhe aq të lehta, kjo për faktin se dikur bënte një punë krejt ndryshe nga ajo që bënë sot.


Në një lidhje direkte të bërë me fansat e saj në rrjetin social Instagram, Cardi B ka shokuar me deklaratën e fundit, duke treguar për të kaluarën kur punonte në striptiz.

cardi1

Ndër të tjerash, reperja amerikane thotë se ka droguar meshkuj gjatë asaj kohe dhe u ka vjedhur para atyre fshehurazi.

Në vazhdimësi, Cardi B këmbëngul se jeta i ka sjell shumë sfida, dhe se asgjë për të nuk ka qenë falas, por ka këmbëngulur për t'i fituar paratë.

Fama e saj u rrit veçanërisht viteve të fundit me publikimin e albumit, si dhe shumë hiteve tjera që kryesuan top listat internacionale. /Telegrafi/

cardi3