Ka tash e sa ditë që dy reperët e njohur të skenës, Majk dhe Capital T, kanë paralajmëruar se do të sjellin një projekt të ri muzikor.
Bashkëpunimi i tyre i tretë është i gatshëm tashmë për publikun, pasi u publikua të mërkurën në YouTube.
“Hala” titullohet kënga e tyre e re, e cila është ritmike dhe hip-hop.
Për muzikën dhe orkestrimin është kujdesur producenti Avaxus, gjersa për tekstin vet reperët duke shkruar secili pjesën e vet.
Klipi i këngës është gjithashtu mjaft i veçantë, brenda të cilit dyshja vijnë mjaft me stil dhe të përsosur në performancë.
Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit “Sekuencë Studio”.
Ky është bashkëpunimi i tretë mes rep-artistëve Majk dhe Capital T, pasi të njëjtët ndër vite numërojnë edhe dy bashkëpunime tjera shumë të suksesshme “Pasha jetën” dhe “Asnjoni”. /Telegrafi/