Ish-fituesi i Topit të Artë, Fabio Cannavaro, ka zbuluar se braziliani Ronaldo ishte sulmuesi i vetëm që ia kishte frikën gjatë karrierës së tij sa ishte futbollist aktiv.
Kapiteni legjendar i kombëtares italiane, i cili u emërua lojtari më i mirë në botë, pasi çoi vendin e tij në lavdinë e Kupës së Botës në vitin 2006, kaloi 18 vjet në Serie A dhe La Liga.
Cannavaro bëri 136 paraqitje për Azzurrët dhe është konsideruar si një nga mbrojtësit e qendrës më të mëdhenj të të gjitha kohërave, pavarësisht e ishte i shkurtër me trup, por nuk kishte futbollist që e sfidoi guximin e tij.
Ronaldo ishte për një kohë të shkurtër bashkëlojtar i Cannavaros në Real Madrid, por edhe ata u përballën me njëri-tjetrin në raste të shumta në Serie A dhe në konkurrencë ndërkombëtare.
Dhe 43-vjeçari italian, i cili tani është trajner i Tianjin Quanjian në Superligën kineze, thotë se ai e konsideron brazilianin të jetë lojtari më i madh i kohës së tij, përcjell Telegrafi.
“Ronaldo ka qenë gjithmonë, gjithmonë, një lojtar i cili nxiti frikë në mua”, ka thënë Cannavaro për faqen zyrtare të Ligës së Kampionëve.
“Ai është lojtar i gjeneratës sonë. Fenomeni”, përfundoi ish-kapiteni i Italisë. /Telegrafi/