Bukuroshja britanike ka marrë përgjegjësinë mbi “Fashion for Relief” (“Modë për ndihmë”) dhe ka ftuar miqtë e saj, përfshirë Christy Turlington dhe Marc Jacobs, për të marrë pjesë në evenimentin e organizuar me ndihmën e dizajneres Charlotte Ronson.

Artikujt të cilët do të reklamohen në këtë spektakël do të dalin në shitje, ndërsa përfitimet do të dhurohen për Haitin. /Telegrafi/