Cambiasso: Faji ynë që luajmë në Europa Legue

Interi mbrëmë fitoi me rezultat 3-0 në ndeshjen e parë kualifikuese për garën evropiane, por Cambiasso thotë se Interi mund të lejojë vetëm një sezon në Ligën e Evropës dhe duhet patjetër të kthehet në Ligën e Kampionëve.
“Ne mund ta fajësojmë vetëm veten që jemi në këtë situatë. Kjo ndeshje është pasojë e asaj çfarë ndodhi sezonin e kaluar”.
“Në vitet e kaluara ne kemi luajtur në gusht për Superkupën Evropiane, kësaj here në kualifikimet e Europa League. Interi mund ta durojë një vit si ky, por vetëm një vit”, ka thënë Cambiasso për La Gazzetta dello Sport. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
03/08/2012
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































