LAJMI I FUNDIT:

Çaji i gjelbër mund ta pengojë rritjen e peshës

Çaji i gjelbër mund ta pengojë rritjen e peshës

Sipas disa hulumtimeve laboratorike, çaji i gjelbër mund të jetë i dobishëm edhe për të parandaluar trashjen dhe ruajtjen e vijës trupore, por edhe pse kjo është treguar e suksesshme tek shtazët eksperimentuese, ende nuk është dëshmuar të ketë efekt edhe te njerëzit.

Të dhënat nga testet paraprake laboratorike në minj tregojnë:

– Peshë më të vogël. Në mesin e minjve me gjen të obezitetit (trashësisë), ato që morën ushqim të përzier me ekstrakte të çajit të gjelbër fituan më pak peshë.

– Më pak yndyra në mëlçi. Tek minjtë me gjen të obezitetit, që morën ushqim të përzier me ekstrakte të çajit të gjelbër, u gjet se kishte edhe më pak shenja të ndonjë sëmundje të mëlçisë të shkaktuar nga yndyrat.


– Nivele më të ulëta të kolesterolit. U gjetën edhe nivele më të ulëta të kolesterolit dhe triglicerideve te minjtë me gjen të trashësisë dhe që morën ushqim të përzier me ekstrakte të çajit të gjelbër, në krahasim me minjtë me të njëjtin gjen obeziteti dhe që nuk morën ekstrakt nga çaji i gjelbër.

Një mëlçi e shëndoshë nuk është e yndyrshme, mirëpo obeziteti te minjtë ose njerëzit, mund të çojë te krijimi i formacioneve lipidike në mëlçi dhe të shkaktojë sëmundjen joalkoolike të mëlçisë yndyrore.

Sa i përket ekstraktit të çajit të gjelbër, gjatë studimit është përdorur doza ekuivalente me atë që një person mund të merr, nëse pi së paku shtatë gota çaj brenda ditës.