LAJMI I FUNDIT:

Çaji i gjelbër lufton kancerin e mushkërive?

Çaji i gjelbër lufton kancerin e mushkërive?

Çaji i gjelbër mund të ndihmojë të luftohet kanceri i mushkërive si dhe mund të çojë në krijimin e barnave të reja të cilat mund të përdoren në terapinë e kancerit të mushkërisë, kanë bërë të ditur së fundi shkencëtarët amerikan të Kalifornisë.

Por, megjithatë ende mund të jetë herët të llogaritni se gota e çajit të gjelbër mund të eliminojë kancerin. Studimet janë bërë vetëm në qeliza “in vitro” (jashtë organizmit), dhe jo brenda njerëzve.

Shkencëtarët kanë ekspozuar disa qeliza humane të kancerit të mushkërive në një ekstrakt të çajit të gjelbër, të cilit i është larguar kafeina. Çaji kishte rimodeluar një proteinë të caktuar në qelizat e mushkërive. Si rezultat, qelizat kanceroze ishin bërë më shumë të ngjitshme së bashku dhe më pak të lëvizshme, për t’u shpërndarë.

Mendohet se ky efekt ka ardhur nga antioksiduesit, por nuk është e sigurt nëse ky efekt është pasojë e vetëm një ose më shumë antioksiduesve.