LAJMI I FUNDIT:

Çaj i ftohtë nga marihuana

Çaj i ftohtë nga marihuana

Zinxhiri britanik për ushqime të shëndetshme, shumë shpejt do t’u ofrojnë klientëve të vet çajin e ftohtë zviceran nga marihuana. Çaji nga marihuana do të shitet me emrin "C-Ice Swiss Cannabis Ice Tea", ndërsa kjo pije freskuese verore do të përmbajë 5% shurup nga lulja e kanabisit dhe 0.0015 % sasi të përbërësit aktiv të marihuanës.

Cilado pjesë e lules, e cila konsiderohet si “drogë”, nuk do të jetë përbërëse e këtij çaji, ndërsa prodhuesit zviceran garantojnë se ky çaj nuk shkakton varshmëri.

Megjithatë shoqatat britanike për luftë kundër drogës, pohojnë se shitja e këtij produkti është e rrezikshme, sepse të rinjve u len përshtypje se kanabisi është diçka e mirë.

Ky produkt për herë të parë ka dalë në treg në Zvicër në vitin 2003, ndërsa tani mund të blihet në tregjet e Austrisë, Gjermanisë, Holandës, Portugalisë dhe Spanjës.