Ish mbrojtësi i Romës dhe Milanit, Cafu, ka zbuluar skuadrat që beson se do të luftojnë për titull këtë sezon.
Cafu e ka fituar Scudetton me Romën dhe Milanin në vitet 2000 dhe 2003, ndërsa shpreson që këtë vit Napoli ta fitojë trofeun.
“Në opinion tim, Juve janë më të mirë se vitin e shkuar edhe pse janë larguar dy lojtarë kryesor”.
“Koncepti u futbollit është i njëjtë, me Napolin dhe Juven që luajnë njëjtë, krahasuar me një vit më parë”.
“Juve nuk dorëzohet kurrë, dhe e nisin kampionatin që nga ndeshja e parë dhe e jep 100 për qindëshin në kampionat, provon të marr sa më shumë pikë që është e mundur. Tu marr pikët atyre është shumë e vështirë”.
“Napoli janë një ekip që bëjnë gjithmonë mirë e më mirë dhe shpresoj që ky të jetë sezoni i tyre”.
“Vitin e shkuar ata e nisën më mirë, por këtë vit e nisën dyja mirë pasi dy palët luajnë futboll të bukur”, ka thënë Cafu.
Napoli dhe Juventusi kanë nga 15 pikë në pesë ndeshjet e para. /Telegrafi/