Këngëtari Butrint Imeri është një ndër artistët e rinj më të pëlqyer në tregun muzikor shqiptar.

Ai ka publikuar disa këngë të suksesshme deri më tani, teksa menjëherë ka arritur që të marrë pëlqimin dhe vëmendjen e vajzave të reja.


Butrinti është shumë i ndjekur në rrjetet sociale, dhe ndan me fansat herë pas here fotografi të ndryshme nga përditshmëria e tij.

Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi në Instagram Story, ku shfaqet në shtëpinë e tij para ekranit, teksa luan një lojë me "Play Station".

butrint 1 Butrint Imeri luan ende me "Play Station" në shtëpinë e tij. Foto nga Instagram Story.

Ndonëse është i rritur për të luajtur me lojëra të tilla elektronike, prapëseprapë duket se këngëtarin e tërheq nostalgjia. /Telegrafi/