Policia e Kosovës njofton se një tentativë për dhunim ka ndodhur në Suharekë.
Sipas njoftimit, një i mitur është keqtrajtuar seksualisht nga një burrë, i cili më pas është arrestuar.
“Suharekë 24.07.2022 – 03:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet që e ka keqtrajtuar seksualisht viktimën e mitur mashkull Kosovar”, thuhet në raportin policor.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.
Rasti i hapur si “Dhunim i mbetur në tentativë”, është nën hetime. /Telegrafi/