LAJMI I FUNDIT:

Burri dënohet për largimin e maces së gruas nga shtëpia

Burri dënohet për largimin e maces së gruas nga shtëpia

Një burrë italian është dënuar me 600 euro gjobë për largimin e maces e gruas së tij nga shtëpia pasi që kishte urinuar në çantën e tij.

Italiania Laura Marchesi ka ftuar avokuesit për të drejtat e kafshëve pasi që burri i saj Alessandro e ka larguar macen e saj me emrin Ivano nga shtëpia, duke e vendosur në ballkonin e tyre të hapur.

Ajo ka kontaktuar Shoqatën italiane për mbrojtjen e kafshëve dhe mjedisin të cilët ia kanë gjetur asaj avokatët të cilët më të specializuar në raste të tilla.

Zonja Marchesi ka thënë se e ka gjetur macen duke u dridhur nga të ftohtit dhe të uritur pasi që kishte kaluar tërë natën në tentim për të hyrë në banesën e tyre në qytetin e Parmës.


Tani gjykata ka vendosur që zotëriu Marchesi duhet t’i paguaj gruas së tij 600 euro për shpenzimet e veterinarit dhe dëmin e shkaktuar emocional.

"Jam shumë e kënaqur me gjithë ndihmën e dhënë nga avokatët”, ka thënë zonja Marchesi.

"E dua macen time shumë, dhe ajo çfarë ka ndodhur ka ndikuar shumë në mua emocionalisht. Është e ndershme që unë të marr kompensim për këtë", ka përfunduar ajo.

Është e paqartë se çfarë efekti ka pasur kjo në marrëdhënien e çiftit.